Apartament Bohemian

Kërkesa: Në projektimin e këtij apartamenti u ndesha me një kërkesë e cila edhe pse në dukje është kontradiktore në fakt është shumë e zakonshme. Klienti kërkonte qëtë realizoja një interior i cili përcjell po aq natyrën urbane sa dhe atë ëndërrimtare të tij. Të shkrija në një projekt të vetëm stilin modern me një prekje elegance bohemiane.

Realizimi:Ishte e qartë që duhet të projektoja një shtëpi plot jetë, e cila estetikisht përkthehejnw një dekor jo konvencional. Ndaj, në dhomën e ndjenjës përdora në formë mbizotëruese ngjyrën jeshile të errët, duke e thyer lehtë me disa detaje lejla. Kjo mbivendosje e fortë ngjyrash I dha një identitet të fortë shtëpisë.

Qasja në dhomën e gjumit ndryshoi. Aty realizova një interier më të lehtë, më pak impenjativ, ku dallojnë ngjyrat neutrale të hapura të cilat i japin dritë dhe ngrohtësi.